Monday, July 29, 2013
Cesc Fabregas kryen testet mjekësore [Foto]
Cesc Fabregas ka kryer sot testet mjekësore,por te skuadra e tij aktuale,Barcelona. Mesfushori spanjoll kreu këto teste si edhe gjithë lojtarët e katalunasve para se të fillojë edicioni i ri. Man.Utd mbetet i interesuar në shërbimet e Cesc,por do e ketë vështirë transferimin e tij.
Sunday, July 28, 2013
Disa prej WebFaqeve të njohura tanimë kan konfirmuar transferimin e Bale në Real Madrid, Keto jan cmimet e transferimit...
The People: 100m £
The Sun: 95m £
Guardian: 86m £
Daily Mirror: 85m £
Daily Mail: 82m £
La Sexta: 98m £
Hakerat Shqiptarë Vodhën Programe Të FBI, I Shpëtojnë Burgut
TIRANE , Hakerat shqiptarë vodhën programe të FBI, i shpëtojnë burgut- Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burg dy adoleshentë 16-vjeçarë, të akuzuar si anëtarë të një grupi hakerash, që kanë sulmuar faqe të ndryshme interneti në Shqipëri, Kosovë e Serbi. Të pandehurit Samed F. dhe Gerdal D. kishin siguruar programe kompjuterike të veçanta, deri tek ato që përdoren nga FBI-ja amerikane kundër kriminelëve kompjuterikë. Përmes tyre, ata kanë vjedhur të dhënat personale të shtetasve të ndryshëm, duke u marrë adresat dhe fjalëkalimet në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, si dhe kanë ndërhyrë në sisteme kompjuterike të subjekteve shtetërore brenda e jashtë vendit. Në grupimin e piratëve kompjuterikë “Albanian Cyber Army” (Ushtria Kibernetike Shqiptare), të pandehurit njiheshin me nofkat 1NJ3CTOR dhe N3G4T1VY. Dy 16-vjeçarët nuk do të qëndrojnë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata vendosi përjashtimin e tyre nga dënimi. Ata përfituan nga mosha e mitur dhe raporti psikologjik ndaj tyre. “Dy të pandehurit shprehen të penduar dhe, duke qenë se janë nxënës të shkëlqyer në mësime e dëshirojnë të vazhdojnë shkollën jashtë shtetit, dënimi i tyre do të sillte pengesa në shkollimin universitar”, arsyetonte Gjykata.
HETIMIReferuar vendimit të gjykatës, hetimi ndaj dy adoleshentëve ka nisur pas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit, se ata ishin anëtarë të grupit “Albanian Cyber Army”. Ata janë mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim ambiental dhe ka rezultuar se shpenzonin kohë të gjatë në banesat e tyre. Në vijim, me leje të Gjykatës së Tiranës, është bërë kontroll në banesa, ku edhe u janë sekuestruar të gjitha pajisjet kompjuterike. Nga analiza e këtyre materialeve ka dalë në dritë gjithë veprimtaria kriminale kompjuterike e dy të rinjve.
FAJESIASipas Gjykatës, mënyra më e zakonshme e dy të rinjve të dënuar për vjedhjen e adresave dhe fjalëkalimeve të Facebook-ut kishte qenë ajo e “Peshkimit” (fishing). Kjo mënyrë nënkupton vjedhjen e të dhënave të llogarisë në “Facebook” të një përdoruesi, duke i paraqitur atij përpara një faqe të klonuar, që është identike në pamje me faqen origjinale të rrjetit social. Ndërkohë, të dhënat, adresa dhe fjalëkalimi i kalojnë “krijuesit” të faqes false. Sipas vendimit të Gjykatës, në kompjuterët e sekuestruar dy të rinjve u janë gjetur skedarë që përmbanin të dhëna të ndryshme të adresave të postës elektronike të shtetasve të ndryshëm dhe fjalëkalimet përkatëse. “Rezulton plotësisht e provuar se të pandehurit Gerald D. dhe Samed F., nëpërmjet hyrjes së paautorizuar në sistemin kompjuterik të rrjetit ‘Facebook’ apo dhe rrjeteve të tjera, nëpërmjet cenimit dhe vjedhjes së fjalëkalimeve të përdoruesve, ndërhyrjes në sistemet kompjuterike të subjekteve shtetërore dhe private brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe duke keqpërdorur pajisjet dhe programet kompjuterike, kanë konsumuar plotësisht veprat penale të ‘hyrjes së paautorizuar kompjuterike’, ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’ dhe ‘keqpërdorim të pajisjeve’”, thuhej në vendim.

17 Truket Për Të Zgjedhur Ushqimin Ideal
17 truket për të zgjedhur ushqimin ideal.
Lufta kundër mbipeshës është një nga më të rëndësishmet që njerëzit e ditëve moderne bëjnë përditë, veçanërisht në verë. Nuk është e
mjaftueshme sesa ushtrime fitnesi bëjmë për të humbur kaloritë e tëpërta, por zgjedhja e ushqimeve atyre që i shërbejnë trupit, pra sa
kaloritë që nevojiten çdo ditë, pa rrezikuar që të kalojmë tek kilet e tepërta.
1. Aperitivi
“Lëngu më ideal për aperitiv, është ai i domates i shoqëruar me kripë dhe limon. Ai mund të ketë 20-30 kalori, kundër 200 që mund të ofrojë një kokteil, një pije jo alkoolike ose 300 kalori për një pije alkoolike.
2. Briosh
Ju mund të hani pa ndrojtje edhe briosh me fruta, kaloritë që ajo përmban janë afërsisht 50 në rastin kur ajo është e shoqëruar me sheqerna sintetike dhe 160 kalori, kur ajo është e përbërë nga fruta natyrale.
3. Karamele
Elemino të gjitha ato ëmbëlsira, kryesisht karamelet që kanë në përbërje sheqerna tipike që përdoren në ëmbëltore, duhet të zgjedhësh karamelet e gomuara, që kanë 2-3 kalori, përkundrejt 20 kalorive që kanë të parat.
4. Torta
Askush nuk mund t’i rezistojë tortës, por ti duhet të zgjedhësh atë që ka kaloritë e duhura, zgjidh tortën që ka sa më pak brumëra si dhe produkte sintetike, zgjidh ato që kanë në përbërje kafe, qumësht dhe fruta.
5. Akullorja
Elimino të gjitha akulloret që kanë më shumë pana dhe esenca, pasi ato janë të varfra në kalori, ndërkohë që zgjidh ato që janë më pak të ëmbla, pak të athëta dhe që fibrat e tyre janë kryesisht natyrale.
6. Sallata
Nuk është aspak e thënë që sallata duhet të jetë gjithnjë dietike, për të marrë 150 kaloritë e nevojshme mund të përdorësh perime, misër dhe barishte, përkundër sallatës me ton peshku, ullinj dhe domate.
7. Qumështi
Qumështi në mëngjes është një ndihmë e vyer për të të nxjerrë nga kllapia e gjumit, por ka edhe efekte pozitive pasi ushqen trupin me kaloritë e para, mos përdor asnjë lloj qumështi, përveçse të skremuar.
8. Majoneze
Nëse nuk i reziston dot tundimit, mund të hash majoneze, por jo atë tradicionale, zgjidh majoneze light e përgatitur me salcë kosi, limon, kripë, erëza dhe qepë, e cila ka afërsisht 30 kalori të dobishme.
9. Mozarela
Është një nënprodukt i qumështit, që mbi të gjitha duhet të jetë e freskët, por ideal do të ishte djathi natyral i pasur me kalori natyrale dhe ka në përbërje fermente laktikë të gjallë, të barabartë me 30 kalori.
10. Buka
Buka nuk duhet shmangur asnjëherë, edhe pse thuhet se ajo të shëndosh, sugjerohet të përdorësh bukë të zezë, mos harro të jetë e freskët, me susam, thekër si dhe fara luledielli, që kanë afërsisht 160 kalori.
11. Sanduiç
Në rast se je një person që udhëton shpesh dhe ha shpesh sanduiç, zgjidh vetëm ato që kanë proshutë dhe salcë, elimino automatikisht nga menyja të gjitha ato që kanë në përbërje djathë, mish apo rosto kryesisht të skuqura.
12. Spageti
Askush nuk i thotë jo spagetit dhe ne ju këshillojmë që të hani sa më shumë vetëm se duhet të zgjidhni ato që ju bëjnë mire : salca duhet të bëhet nga domate të freskëta, borzilok si dhe vaj ulliri.
13. Peshk
Prodhimet e detit janë pjesë e një diete të pasur, por kalori më të shumta dhe të zgjedhura për trupin ka vetëm peshku, i cili i shoqëruar me perime si dhe i pjekur në furrë, është një pjatë mjaft e dobishme.
14. Piza
Eh pizza..! Pavarësisht dietës që respekton, një copë nuk prish punë asnjëherë, prandaj edhe ti duhet të zgjedhësh vetëm piza marinara, ka 200 kalori më pak se Margarita, që janë të mjaftueshme për trupin tonë.
15. Mishi i Pulës
Është i vetmi mish i konsumit të përditshëm që nuk të shëndosh, sigurisht pasi i ke hequr lëkurën, por për të shmangur përbërësit e tjerë me yndyrë me të cilët ajo gatuhet, zgjidh mishin e zier dhe jo atë të skuqur.
16. Biskotat
Ëmbëlsirat që mund të hani zakonisht në zemër, mund të prishin ekuilibrin e kalorive të nevojshme, mos ha asnjëherë ëmbëlsira me krem kakao ose reçelna, sugjerohen kryesisht vetëm biskotat e thata dhe dietike.
17. Veza
Ka dhjetëra mënyra për të gatuar një kokërr vezë, jo thjesht vetëm me vaj e cila ka 70 kalori, ndërsa 90 kalori të tjera shtohen në rast se e gatuajmë me mjeshtëri, pra me salçiçe, miell si dhe domate të freskëta.
Erdogan, Masa Ligjore Ndaj “The Times” (Burimi: Top Channel)
Kryeministri turk ka kërcënuar me veprime ligjore kundër gazetës britanike, për shkak se publikoi një letër të hapur, ku kritikonte mënyrën se si i trajtoi ai protestat e fundit. Recep Tayyip Erdogan akuzoi “the Times” se “jep faqet e saj me qira për parà”.
Njerëz të famshëm të Hollywood dhe akademikë kanë qenë mes atyre, që kanë nënshkruar letrën këtë javë, që akuzon qeverinë turke për “sundim diktatorial”.
Një debat mbi një park në Stamboll, muajin e kaluar, shkaktoi protesta antiqeveritare në të gjithë vendin. Të paktën 4 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën, pasi policia u ndesh me demonstruesit, të cilët akuzuan Erdogan se po bëhej gjithnjë e më shumë një autoritar.
“Shtypi kërkon të hedhë baltë, për të parë nëse mund t’ia dalë mbanë”, tha Erdogan për reporterët, në një bashkëbisedim në kanalin turk NTV. “The Times jep me qira faqet e saj për të fituar parà. Ky është dështimi i saj. Ne do të shfrytëzojmë hapësirat ligjore ndaj tyre”.
Erdogan tha se ata që kanë nënshkruar letrën, e publikuar si një publicitet në faqe të plotë, kanë “dhënë me qira mendimet e tyre” dhe nuk e kanë mbështetur me të vërtet demokracinë.
“Nëse ata besojnë me të vërtet në demokraci, ata nuk do të mund të shfaqnin këtë mungesë karakteri për të quajtur një lider të një partie, që fitoi 50% të votave popullore, një diktator”, tha kryeministri turk.
“The Times” nuk i është përgjigjur deri më tani deklaratave të kryeministrit Erdogan. Letra e hapur u nënshkrua nga 30 persona, përfshi pianistin turk, Fazil Say, yjet e kinematografisë amerikane, Sean Penn dhe Susan Sarandon, regjisorin e filmave, David Lynch, dhe historiani britanik, David Starkey.
Flori Mumajesi Dhe Elvana Gjata ‘Djegin’ Tiranën
Flori |
Elvana Gjata |
Flori & Elvana |
Djemtë ia dolën të çonin pluhur me këngët e tyre, duke e çuar publikun të kërcejë. Më pas skenën e zaptoi Elvana, e veshur me të bardha, një
veshje që ia ekspozonte format e trupit dhe që e bënte të dukej shumë seksi. Këngëtarja e suksesshme kishte zgjedhur hitin “Kudo që jam” si performancë të parë, për të treguar se, edhe pse në kryeqytet ku këndon rrallë, ajo ishte e sigurt në suksesin që do të merrte e që në fakt e mori. Një vullkan i vërtetë, Elvana Gjata, nën shoqërinë e instrumentistëve dhe DJ Andy Gramm, ia doli të ngrinte peshë publikun e pranishëm me performancën ‘live’.

Pas Elvanës, publiku priti me ovacione dhe shumë duartrokitje Flori Mumajesin, i cili tashmë është ndër emrat më të dashur e më të kërkuar të muzikës shqiptare. Kantautori fantastik, që nuk njeh dështim, tregoi gjatë së enjtes edhe vlera shumë të mira vokale. Mbrëmja e organizuar nga “Eagle Mobile” dhe “Albtelecom” u mbyll nga performanca e përbashkët e Elvanës dhe Florit në këngën “Xhamadani vija-vija”, që e ndezi publikun akoma më shumë. Edhe pse hyrja për të parë Elvanën dhe Florin kërkonte një pagesë ‘të shtrenjtë’ krahasuar me koncertet e tjera të organizuara në Tiranë, ambientet e “Lollipop Summer” në Tiranë nuk ishin mbushur kurrë asnjëherë aq sa natën e së enjtes.
Saturday, July 27, 2013
Trikot(Bluzat) për sezonin 2013/2014...për 30 ekipe futbolistike
Juventus |
FC Barcelona |
AC Milan |
Arsenal |
Real Madrid |
FC Bayern Munchen |
Birmingham |
Celtic |
West Brom (AWAY) |
Bolton ( AWAY ) |
Fullham |
Hull City |
Inter |
Liverpool |
Man. City |
Manchester United |
New Castle |
Norwich City |
PSG |
QPR |
Rangers |
Southampton |
Stoke City |
Sunderland |
Tottenham |
Aston Villa |
Wigan |
Chelsea |
Derby (AWAY) |
England
|
SuperMatchen : Paris Saint-Germain vs. Real Madrid SOT ORA 20:00
Sot paraqitur këtë samit veror në Ullevi mes dy prej ekipeve më shpesh të luajtur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve UEFA! Të shtunën 27 Korrik, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain me të gjithë yjet e tyre për super ndeshje.
Match Super i vitit të kaluar ishte në mes të Manchester United dhe Barcelona, ku spanjollet fitimtare përfundimisht e rrethonin shumë prej 47 000 njerëz në audiencë duke krijuar një atmosferë fantastike që është e vështirë për të harruar. Shpresojmë se kjo do të jetë po aq i mirë këtë vit!

Subscribe to:
Posts (Atom)